BUJANOCIT I NEVOITEN 108 REGJISTRUES

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2. gusht 2022. Regjistrimin në komunën e Bujanocit do ta bëjnë 108 regjistrues. Qytetarët që duan të jenë regjistrues në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë (1-31 tetor) kanë afat të aplikojnë deri më 5 gusht.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa ftoi qytetarët edhe të Preshevës e Medvegjes që të aplikojnë për regjistrues.

-Plotësoni dhe dërgoni aplikacionin elektronik. Ta regjistrojmë çdo shqiptar të Luginës së Preshevës – thotë Mustafa në Facebook.

Bujanovaçke më herët kishte paralajmëruar se shqiptarët, pas bojkotimit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, kësaj radhe do të marrin pjesë.

90 regjistrues do të caktohen për regjistrim në komunën e Preshevës dhe 24 në Medvegjë.

Në këtë konkurs mund të aplikojnë shtetasit e Serbisë me vendbanim ose venqëndrim në Serbi, të cilët janë të paktën 18 vjeç dhe kanë përfunduar arsimin e mesëm trevjeçar, thuhet në Thirrjen publike për regjistrues.

Gjithashtu është e nevojshme që kandidati të mos jetë dënuar, të mos ketë filluar hetime ndaj tij dhe të mos zhvillohet procedim penal.

Gjithashtu, kandidatët duhet të dinë të punojnë në kompjuter (MS Office, internet), i cili do të kontrollohet në testimin e kandidatit, si dhe të kenë mundësinë për të hyrë në internet gjatë periudhës së angazhimit.

Kompetencat, statusi aktual i punës si dhe përvoja e mëparshme do të vlerësohen.

Kështu, më së shumti pikë ose avantazh do të kenë personat me arsim më të lartë, të papunët, si dhe ata me përvojë të mëparshme si regjistrues.

Aplikacionin mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *