OBORRI I SHKOLLËS “SVETI SAVA” NË BUJANOC NUK DO TË BËHET VENPARKIM PËR VETURA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3. gusht 2022. Oborri i shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc nuk do të shërbejë si parking në qendër të qytetit, ka vendosur të mërkurën Këshilli shkollor.

Drejtoresha e shkollës, Biserka Joviq, ka konfirmuar për Bujanovaçke se Këshilli i shkollës në seancën e sotme ka refuzuar kërkesën e Këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit për të ofruar parkim falas në oborrin e shkollës gjatë muajit gusht.

– Këshilli i shkollës e refuzoi këtë kërkesë, gjegjësisht konkluzionin e Këshillit, me arsyetimin se nuk bëhet fjalë vetëm për oborrin e shkollës, por për terrenin sportiv, i cili është i destinuar për aktivitetet sportive të nxënësve që zhvillohen gjatë pushimeve verore. Fushën sportive e shfrytëzojnë jo vetëm nxënësit, por edhe të rinjtë e Bujanocit – thotë Joviq.

Një kërkesë e tillë ishte bërë edhe në vitin 2018, që oborri i shkollës në qendër të qytetit të përdoret si parking në komunë, por drejtoresha Joviq më pas e hodhi poshtë iniciativën duke thënë se “oborri i shkollës nuk mund të jetë parking. .”

Në Bujanoc nuk ka vende të mjaftueshme për parkim, sidomos në verë kur diaspora vjen me pushime, andaj, siç thonë jozyrtarisht në Komunë, kanë dashur ta zgjidhin këtë problem duke u mundësuar qytetarëve parkimin në oborrin e kësaj shkolle.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *