fbpx

MINISTRIA E FINANCAVE KONTROLLON SHPENZIMIN E PARAVE TË KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR SPORT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 4. gusht 2022. Ministria e Financave kontrollon se si dhe për çfarë i kanë shpenzuar klubet sportive të Bujanocit paratë që i kanë marrë vitin e kaluar përmes konkursit publik. Kryetari i komisionit komunal të sportit, Fisnik Beluli, i tha Bujanovackes se për këtë arsye mjetet për këtë vit nuk janë ndarë ende, edhe pse konkursi është hapur më 16 maj.

Beluli thotë se ministria ka kërkuar nga Komuna raporte se si klubet i kanë shpenzuar mjetet.

– Presim të marrim udhëzime me shkrim se si të vazhdohet me konkursin e këtij viti. Pres që javën e ardhshme Komisioni të mbajë një mbledhje dhe të vlerësojmë projektet – thotë Beluli.

Për financimin e klubeve sportive nga buxheti komunal duhet të ndahen 8 milionë dinarë.

Klubet kishin kohë për të aplikuar deri më 8 qershor, por procedura është vonuar për shkak të kontrollit financiar.

Vitin e kaluar, konkursi i parë për grante për klubet sportive u anulua pas protestave dhe ankesave nga klubet serbe për shkak të shpërndarjes së paligjshme të parave në favor të FK “Tërnoci” dhe klubeve të tjera shqiptare.

Bujanovaçke ka shkruar edhe për konfliktin e interesit në konkursin e parë, sepse kryetar i komisionit për vlerësimin e programeve dhe projekteve të klubeve ka qenë një lojtar aktiv i klubit nga Tërnoci.

Pas tekstit të Bujanovaçkes, ai kishte dhënë dorëheqje.

Nga 6,5 milionë dinarë që Komuna i ka shpërndarë klubeve në vitin 2021, KF “Tërnoci” ka marrë më shumë – 1,3 milionë.

Me 850.000 dinarë, Klubi i Futbollit BSK ishte në vendin e dytë sa i përket subvencionimit nga buxheti komunal.




Leave a Reply

Your email address will not be published.