fbpx

NASALCASIT DESHËN T’I DHUROJNË KOMUNALISË, MIRËPO DËSHTOI BARTJA E MBETURINAVE NGA FSHATI

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10. gusht 2022. Banorët e disa fshatrave afër Bujanocit, të cilët jetojnë dhe punojnë në Zvicër, siguruan para për një kamion që do të merrte mbeturinat nga Nesalac, Letovica, Lluçani dhe Osllara, por asgjë nuk do të dalë nga kjo, sepse nuk u arrit marrëveshje me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, dhe menaxhmentin e NP “Komunalia”.

Shoqata “Nasalca” e cila tubon mërgimtarë nga ky fshat, pas takimit me Arifin njoftoi se nuk kanë mundur ta realizojnë iniciativën për grumbullimin e mbeturinave për shkak të kontejnerëve.

“Ndërmarrja publike nuk ka pranuar që mbeturinat të grumbullohen në kontejnerë të vegjël 110 litra, si në fshatrat e tjera, por vetëm në kontejnerë të mëdhenj prej 1100 litrash, pra që 10 shtëpi të hedhin mbeturinat në një kontejner të madh. Ata na thanë se nuk kanë fuqi punëtore për të mbledhur mbeturinat në kontejnerë të vegjël”, thonë nga shoqata.

Siç thonë ata, nuk kanë mundur ta pranojnë një ofertë të tillë, pasi, sipas tyre, nuk është zgjidhje që të vendoset një kontejner i madh në rrugë para një shtëpie dhe disa amvisëri të hedhin mbeturina atje.

Shtohet se NP “Komunalia” paraprakisht u kishte thënë se nuk kanë makineri për largimin e mbeturinave nga këto fshatra.

“Në takimin e mbajtur në Cyrih, së bashku me bashkatdhetarët tanë nga Letovica, Lluçani dhe Osllara, vendosëm t’i dhurojmë një kamion ndërmarrjes komunale në mënyrë që vendlindja jonë të hyjë në sistemin e grumbullimit të mbeturinave.

Donacioni i madh padyshim nuk ishte i mjaftueshëm, sepse Komunalisë i mungonë fuqia punëtore.




Leave a Reply

Your email address will not be published.