fbpx

NË VEND TË UJIT, LUMIT TË TËRNOCIT RRJEDHIN UJËRAT E KANALIZIMIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11. gusht 2022. Në vend të ujit, shtratit të lumit në Tërnoc, gjatë verës po rrjedhin ujrat e zeza nga rrjeti i kanalizimit. Disa banorë pretendojnë se ujërat e zeza derdhen në shtratin e lumit për shkak se rrjeti i kanalizimit është i ndërtuar keq.

– Shtëpitë janë të lidhura me rrjetin e kanalizimit, por sistemi nuk është i mirë. Gjatë verës praktikisht nuk ka ujë në lumë për shkak të temperaturave të larta dhe kemi vetëm ujëra të zeza – thotë një banor i Tërnocit.

Ai shton se era e keqe është e padurueshme, dhe rreziku për përhapjen e një lloj infeksioni është i madh.

– Të gjitha familjet që janë pranë lumit po mbyten nga era e keqe. Kemi frikë edhe të sëmuremi – thekson bashkëbiseduesi ynë.

Në pyetjen se a janë të informuar për këtë problem autoritetet në Komunën e Bujanocit dhe NP “Komunalia”, ai tha se të gjithë dinë për këtë.

– Autoritetet komunale premtuan zgjidhjen e problemit, por deri më tani kjo nuk është bërë – thotë banori.

Në ditët në vijim, Bujanovaçke do të kërkojë përgjigje për këtë çështje nga NP “Komunalia”.




Leave a Reply

Your email address will not be published.