PUBLIKOHET LISTA E KANDIDATËVE PËR REGJISTRUES

Bujanoc, 11. gusht 2022. Enti statistikor republikan (ERS) ka publikuar renditjen e kandidatëve që kanë aplikuar për regjistrues në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në tetor të këtij viti.
Për kandidatët që ftohen në fazën e dytë të përzgjedhjes (dorëzimi i dokumentacionit dhe testimi i aftësive kompjuterike), data dhe vendi i testimit janë shënuar në listën e renditjes.

Më shumë se 40,000 kandidatë plotësuan aplikacionin elektronik për punën e regjistruesit, njoftoi më parë ERS.

Bujanovaçke ka shkruar se regjistrimin do ta bëjnë 108 regjistrues në komunën e Bujanocit, 90 në komunën e Preshevës dhe 24 në Medvegjë.

“Konsiderohet se me publikimin e kësaj rangliste, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për punën e regjistruesit, janë njoftuar për rezultatet e fazës së parë të përzgjedhjes, si dhe për atë se kur dhe ku duhet të vijnë kandidatët që kanë hyrë në fazën e dytë të përzgjedhjes për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar dhe të testojnë njohuritë e tyre për punën me kompjuter”, thuhet nga ESR.

Listën e renditjes së kandidatëve mund ta shihni KËTU.

Në rast se një numër i mjaftueshëm i kandidatëve të kërkuar për trajnim nuk përgjigjen, kandidatët “nën cenzus” (kandidatët që nuk janë ftuar në testim në raundin e parë) do të ftohen me radhë, me telefon dhe email, deri të plotësohet numri i kërkuar i kandidatëve për trajnim.

Lista paraprake e kandidatëve regjistrues të ftuar për trajnim do të publikohet më datë 20 gusht 2022, ora 16:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *