fbpx

KUFIZIME TË RRYMËS NË KOSOVË

Bujanoc, 15. gusht 2022. Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se nga sot do të fillojë kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë.

Konsumatorët do të kenë energji elektrike për gjashtë orë dhe më pas do të shkëputen për dy orë.

Shtohet se konsumatorët do të furnizohen ekskluzivisht me energji elektrike nga prodhimi vendor, pasi që KEDS-i nuk ka më mundësi financiare për të blerë energji elektrike.

KEDS thekson se kjo situatë ka ardhur për shkak të çmimeve enorme të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare dhe mungesës së mbulimit të kostove të sistemit.

Kompania fajësoi qeverinë e Kosovës sepse “nuk ka shpërndarë asnjë cent të subvencioneve në vlerë prej 100 milionë euro për furnitorët”.

Ata shtojnë se sot, disa muaj më vonë, të gjitha mundësitë financiare janë ezauruar.

“KEDS dhe KESCO nuk mund ta mbajnë më vetëm barrën e krizës globale energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Duhet urgjentisht reagimi i aktorëve të tjerë për të përballuar së bashku këtë krizë”, thanë ata.




Leave a Reply

Your email address will not be published.