fbpx

KURTI NË PRAG TË TAKIMIT ME VUÇIQIN: QËLLIMI I BISEDIMEVE NJOHJA E NDËRSJELLTË

 

Bujanoc, 18. gusht 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para takimit të sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar dje me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter se qëllimi i bisedimeve të sotme duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne patëm një diskutim të hapur me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak përpara bisedimeve të nesërme në nivelin më të lartë. Qëllimi i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme me në qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Kurti dhe Vuçiq takohen sot në orën 10:30 në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Giuseppe Borej, dhe të dërguarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.




Leave a Reply

Your email address will not be published.