MUSTAFA: KËSHILLI KOMBËTAR I PËRKET SHQIPTARËVE, E JO QEVERISË NË BEOGRAD

 

Bujanoc, 16. gusht 2022. Kryetari i Komunës së Preshevës Shqirpim Arifi tha se ajo që po bën Kosova dhe Shqipëria në raport me Serbinë është marrëzi totale dhe kritikoi Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), duke e cilësuar këtë organ si shpikje të Serbisë. Më pas ka ardhur edhe reagimi i Ragmi Mustafës, kryetarit të KKSH-së, i cili vlerëson se Arifi nuk ka njohuri elementare nga politika.

Mustafa tha se e ka sfiduar publikisht kryetarin e komunës së Preshevës që meqë aq shumë e kritikon Shqipërinë dhe Kosovën, të thotë se sa projekte ka marrë nga Republika e Serbisë, meqë po i kursen autoritetet serbe nga kritikat.

“Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve është shpikje serbe. Është themeluar nga Serbia. Nuk ka kompetenca ekzekutive, vetëm detyrime ligjore dhe merret vetëm me katër fusha. Ky trup është menduar të jetë i gjymtuar në mënyrë që të mos ketë sukses. Është për të ardhur keq që Këshilli Kombëtar shihet si zgjidhje. Për mua ajo që po bën Kosova dhe Shqipëria në raport me Serbinë është absurditet total. Për mua, e gjithë kjo është një çmenduri totale dhe nuk ka logjikë. Ndërsa Serbia në mënyrë të përpiktë po e harton politikën e saj në veri të Kosovës”, ka thënë Arifi për portalin kosovar Insajderi.

Mustafa ka vlerësuar se një deklaratë e tillë tregon logjikën infantile të Arifit.

Në përgjigjen e tij, ai kujtoi se KKSH u themelua në vitin 2010 pasi më shumë se 35 mijë shqiptarë u regjistruan në Listën e Posaçme të Votuesve, sipas dispozitave të Ligjit për këshillat kombëtarë të pakicave kombëtare, i cili është derivat i Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

– Në zgjedhjet e fundit për Këshillin kombëtar të shqiptarëve keni marrë pjesë me partinë tuaj dhe keni humbur zgjedhjet. Prandaj në krye të këtij institucioni u zgjodha ekskluzivisht me votat e shqiptarëve të Luginës të cilëve kam nderin t’u shërbej, por nuk jam i sigurt për ju – thuhet në përgjigjen e Mustafës drejtuar Arifit.

Mustafa e përshëndeti faktin që, siç thotë ai, qeveria e Kosovës po tregon kujdes sa i përket mjeteve buxhetore dhe thekson se këto mjete duhet të përdoren për ruajtjen e thelbit dhe identitetit kombëtar përmes një qasjeje strategjike dhe programore.

– Nëse publikohet një raport se si janë përdorur mjetet e Qeverisë së Kosovës për luftimin e epidemisë së Covid-19 dhe “Parkut të Qytetit”, në vlerë prej 400 mijë eurosh, ju kujtohet se askund nuk ka park dhe për të njëjtin projekt kërkohen edhe 340 mijë euro – përfundoi Mustafa.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *