fbpx

PËR EFIÇIENCË ENERGJETIKE KANË PALIKUAR 20 BUJANOCAS, PARA KA PËR 107 EKONOMI FAMILJARE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24. gusht 2022. Vetëm 20 qytetarë kanë aplikuar për bashkëfinancim për përmirësimin e efiçiencës energjetike të shtëpive dhe banesave (ndërrimi i zdrukthtarisë, izolimit, kaldajave, paneleve diellore) nga buxheti i Komunës së Bujanocit, ndërsa autoritetet thonë se para ka madje për 107 familje.

Komuna vendosi të shtyjë afatin për paraqitjen e aplikimeve deri më 7 shtator, në vend të 24 gushtit.

Njëra nga më meritoret, që qytetarët e Bujanocit të kenë në dispozicion më shumë se 13 milionë dinarë subvencione – përmes Programit për rehabilitimin energjetikë, është Fazila Azemoviq, kryeshefja e Drejtoratit për zhvillim dhe investime, thotë se afati do të shtyhet derisa numri i aplikimeve të jetë i kënaqshëm.

Ajo theksoi se për shkak të kësaj situate, komuna nuk do të marrë mjete nga Ministria e Energjisë në vitet në vijim dhe se do të nisë një fushatë aktive për inkurajimin e popullatës për pjesëmarrje në program.

– Është e pabesueshme që nuk ka mjaftueshëm aplikues dhe kushtet nuk kanë qenë kurrë më të lehta. Ndryshe nga viti i kaluar, legalizimi i objektit nuk është më i nevojshëm, kërkohet fatura e fundit e energjisë elektrike dhe deklarata të caktuara. Është e mundur që qytetarët thjesht të mos kenë para për të siguruar bashkëfinancim nga ana e tyre, dhe ne po përpiqemi të përcaktojmë arsyen e saktë pse ata nuk aplikojnë, dhe nëse është e mundur t’i largojmë të gjitha pengesat – thotë Azemoviq.

Sipas saj, Vranja shumë më e madhe ka gjithsej 104 aplikime.

– Krahas komunave dhe qyteteve të tjera, ne duam që sa më shumë qytetarë tanë të përfitojnë nga kjo mundësi. Kryetari i komunës, Nagip Arifi, ka dhënë urdhër që të angazhohemi sa më shumë që të inkurajohen njerëzit që të aplikojnë dhe të marrin para – thotë kryeshefja.

Para shpalljes së konkursit për qytetarë, Komuna disa herë u detyrua të shtyjë afatin e aplikimin e kompanive për pjesëmarrje në program.




Leave a Reply

Your email address will not be published.