EES: NUK DO TË KETË RESTRIKCIONE TË RRYMËS

Bujanoc, 26. gusht 2022. Elektroekonomia e Serbisë (EES) njoftoi se nuk janë planifikuar kufizime të energjisë elektrike.

Në EES thonë se po përgënjeshtrojnë sërish lajmet e pasakta për kufizimet e planifikuara që shqetësojnë qytetarët.

“Elektroekonomia e Serbisë sërish njofton se në planet e biznesit nuk ka kufizime për energjinë elektrike, e as nuk ka plane për shkyçje. Edhe pse Ministria e Minierave dhe Energjetikës dhe EES e kanë mohuar vazhdimisht një informacion të tillë, sërish në opinion po qarkullojnë lajme të pasakta dhe në këtë mënyrë shqetësojnë qytetarët”, njoftoi kompania të enjten.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një ditë më parë tha se vendet më të mëdha evropiane presin kufizime, por se ende nuk mund të konfirmojë nëse kështu do të jetë edhe për Serbinë.

Ditët e fundit mediat po publikojnë skenarë të mundshëm për kufizime të energjisë elektrike, duke vlerësuar se qytetarët mund të mbeten pa energji elektrike për disa orë në ditë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *