BILANA GJORGJEVIQ: NJOHJA E DOKUMENTEVE TË KOSOVËS ËSHTË DISFATË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28. gusht 2022. (foto Newsmax Adria screenshot) – Serbia i ka njohur dokumentet e Kosovës dhe kjo është disfatë, thotë për Bujanovaçke, Biljana Gjorgjeviq – deputete nga Klubi i Gjelbër-Majtë.

Gjorgjeviq në emisionin “Pregled dana” në Newsmax Adria theksoi se Serbia është “e mbështetur për muri”.

– Sot mësuam se të gjithë me dokumente serbe, pavarësisht nëse jetojnë në Kosovë apo në Serbinë qendrore, do të mund të lëvizin siç kanë bërë deri më tani dhe se ne fakt i kemi njohur dokumentet e Kosovës pa dokumentin e hyrje-daljes. Në fakt do të thotë një lloj disfate e asaj që presidenti (Vuçiq) e ka paraqitur si fitore – tha Gjorgjeviq të shtunën.

Ajo ka vlerësuar se tashmë është tepër vonë për seancën e Kuvendit të Serbisë ku do të diskutohet për Kosovën.

-Kurdo që të mbahet një seancë e tillë, tashmë është tepër vonë. Arsyeja për këtë mund të thuhet është vonesa disamujore e përfundimit të zgjedhjeve dhe e gjithë kjo blerje kohe mund të ketë pasur lidhje me sagën për targat dhe dokumentet personale. Megjithatë, ne sigurisht që do të jemi në atë seancë dhe do të mundohemi të flasim dhe të pyesim në emër të popullit nga Kosova që nuk kanë përfaqësues të tyre, sepse Lista Serbe monopolizon sikur i përfaqëson të gjithë njerëzit, por në fakt i hesht. Njerëzit nga Kosova nuk e dinë se çfarë po bëhet me ta ashtu si ne këtu në Beograd – tha Gjorgjeviq.

Deputetja konstatoi se anulimi i EuroPride, në të njëjtën ditë kur u shpall marrëveshja me Prishtinën, ishte kompensim për të djathtën dhe Kishën Ortodokse Serbe (KPS).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *