VUÇIQI: MARRËVESHJA PËR KARTAT E IDENTITETIT NUK ËSHTË NJOHJE E KOSOVËS

Bujanoc, 29. gusht 2022. Duke arritur një marrëveshje për dokumentet personale me Prishtinën, “Beogradi luftoi për shtetësinë serbe në Kosovë dhe Metohi”, thotë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ajo që është arritur është shumë e mirë për Serbinë.

Beogradi dhe Prishtina arritën një marrëveshje për kartat e identitetit, sipas së cilës Serbia pranoi të heqë dokumentet hyrëse dhe dalëse për poseduesit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova pranoi të mos i kërkojë ato për poseduesit e letërnjoftimeve serbe.

– Ata të mos bëhen naivë, ne i kemi marrë dokumentet e tyre deri më tani dhe ata me dokumentet e tyre kalojnë nëpër Serbinë qendrore që nga viti 2011, ndërkohë që ne u kemi lëshuar një dokument, duke humbur kohë – ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Ai theksoi se në vendkalime do të vendoset një poster i madh, ku thuhet se kjo nuk është njohje.

-Udhëtoni, por ne luftuam për shtetësinë serbe në Kosovë dhe Metohi, që dokumentet e Republikës së Serbisë të vlejnë në Kosovë dhe Metohi, veçanërisht për serbët nga Kosova dhe Metohia”, ka shtuar Vuçiq.

Siç tha ai, është arritur një marrëveshje verbale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *