MINISTRIA I KËRKON EES-IT: ZBRITJE SHTESË PËR QYTETARËT QË KURSEJNË RRYMËN

Bujanoc, 30. gusht 2022. Ministria për energjetikë i rekomandoi Kompanisë Elektroekonomia e Serbisë (EES) që të stimulojë kursimet e energjisë elektrike duke ofruar zbritje shtesë për konsumatorët që ulin konsumin mujor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Një nga propozimet është ndërgjegjësimi i publikut për rëndësinë e efiçencës së energjisë, shfrytëzimit racional të energjisë dhe përdorimit të BRE-ve me synim uljen e konsumit.

Në rekomandimet për kursim, të cilat u publikuan sot, ministria u dërgoi propozime administratës shtetërore, vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve shtetërore, ekonomisë dhe amvisërive, se si të reduktohet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes.

“Kur bëhet fjalë për pushtetin lokal, organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, institucionet publike dhe ekonominë, rekomandimet e propozuara janë përdorimi më racional i ndriçimit publik, kufizimi i përdorimit të ndriçimit dekorativ në ndërtesat publike, përdorimi i ndriçimit LED, zëvendësimi i zdrukthtarisë dhe në përgjithësi përmirësimi i efiçencës energjetike, vendosja e paneleve diellore, kalimi nga ngrohja elektrike në një lloj tjetër ngrohjeje dhe përdorimi i pompave të nxehtësisë, të cilat duhet të mundësojnë një ulje prej 15 për qind të konsumit të energjisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Veçanërisht i rëndësishëm, siç u theksua, është propozimi i rekomandimit që të gjitha kompanitë publike të bëjnë një plan për kursimin e konsumit, dhe që NP në sektorin e energjisë të bëjë plane për uljen e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *