fbpx

VENDOSEN NJIOFTIMET NË PIKAT E KALIMIT: NJOHJA E KARTAVE TË IDENTITETIT NUK ËSHTË NJOHJE E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Bujanoc, 31. gusht 2022. (Foto: Kosovo online) – Në vendkalimet administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga mëngjesi i sotëm mund të shihen njoftime duke shpjeguar se “lejimi i përdorimit të kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina (Kosova) po bëhet për të lehtësuar lirinë e lëvizjes”. Në disklejmerë thuhet se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme.

Njoftimet janë postuar një ditë para fillimit të regjimit të ri dhe janë shkruar në serbisht dhe anglisht, transmeton Kosova Online.

Në të njëjtën kohë, njoftimi thekson se përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Marrëveshja për dokumentet personale, sipas së cilës Serbia pranoi të anulojë lëshimin e vërtetimeve shtesë për poseduesit e ID-ve nga Kosova ndërkohë që Kosova pranoi që të mos i aplikoj ato për dokumentet nga Serbia, është arritur të shtunën, më 27 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më herët se kjo marrëveshje nuk do të thotë njohje e Kosovës.

Përfaqësues të caktuar të opozitës në parlamentin serb vlerësuan se njohja e dokumenteve të identitetit të Kosovës ishte disfatë e Vuçiqit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.