fbpx

MEDIAT KOSOVARE: MARRËVESHJA PO RRESPEKTOHET, SERBIA NJEH ID–ët E KOSOVËS

Bujanoc, 1 shtator 2022. (Foto nga arkivi) – Në vendkalimin në Bërnjak situata është e qetë dhe respektohet marrëveshja për letërnjoftime, si në të gjitha vendkalimet tjera, raportojnë mediat kosovare.

Autoritetet serbe nuk lëshojnë më dokumente shtesë hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës që hyjnë në Serbi, gjë që ka ndodhur në 11 vitet e fundit”, shkruan Koha nga Prishtina.

Me marrëveshjen për kartat e identitetit të arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, Serbia u pajtua që të heqë dokumentet hyrëse dhe dalëse për poseduesit e letërnjoftimeve të Kosovës, ndërsa Kosova u pajtua që të mos i lëshoj ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më herët se marrëveshja për kartat e identitetit nuk do të thotë njohje e Kosovës.

Në vendkalimet administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dje janë postuar njoftime duke shpjeguar se “lejimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova) bëhet për të lehtësuar lirinë e lëvizjes”.

Në disklejmerë thuhet se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, të shpallur në mënyrë të njëanshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published.