fbpx

NË NËNTOR MBAHEN ZGJEDHJET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR NË NËNTOR

Bujanoc, 5 shtator 2022. Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Serbi do të mbahen më 13 nëntor.

Ministrja për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun social, Gordana Çomiq, shpalli sot zgjedhjet për anëtarë të 23 këshillave të pakicave kombëtare, njoftoi ministria.

Këto janë zgjedhje të rregullta që mbahen çdo katër vjet.

Presidenti aktual i KKSH-së, Ragmi Mustafa, u zgjodh në atë pozitë në vitin 2018 me votat e tetë anëtarëve të këshillit.

Minoriteti shqiptar dhe 18 të tjerë plotësojnë kushtet për zgjedhje të drejtëpërdrejta.

Siç tha Çomiq, zgjedhjet e drejtëpërdrejta do të thotë se anëtarët do të zgjidhen si në zgjedhjet parlamentare.

“Në bazë të mbylljes së përkohshëme të listës së posaçme zgjedhore, u konstatua se 19 pakicat kombëtare i plotësuan kushtet për zgjedhje të drejtpërdrejta (shqiptare, ashkali, boshnjake, bullgare, bunjevac, vllahe, greke, egjiptiane, hungareze, gjermane, polake, rome, ruse, rumune, ruse, sllovake, sllovene, ukrainase, çeke), dhe katër për zgjedhje përmes Kuvendit Zgjedhor (goranët, maqedonasit, malazezët dhe kroatët)”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shtohet se pas përmbylljes së përkohshëm regjistrimi i pjesëtarëve të pakicave kombëtare në një listë të posaçme zgjedhore ka vazhduar më 4 shtator.

Zgjedhjet e drejtpërdrejta për anëtarët e këshillave nacionale të pakicave kombëtare zhvillohen nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) dhe këshillat zgjedhore.

Në ditën e zgjedhjeve, qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 20:00.




Leave a Reply

Your email address will not be published.