ARIFI: QYTETARËVE JU OFROJMË PARA PËR EFIÇIENCË ENERGJETIKE, POR EDHE ME PJESËMARRJEN E TYRE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 8 shtator 2022. Shtyrja e afatit të qytetarëve për të aplikuar për subvencione për ndërrimin e zdrukthtarisë, vendosjen e izolimit, vendosjen e kaldajave, paneleve diellore, si duket po jep rezultat, sepse sipas informacioneve të fundit deri më tani, në programin për përmirësimin e efikasitetit energjetikë, kanë aplikuar mbi 70 banorë të komunës së Bujanocit.
Kryetari i komunës, Nagip Arifi, tha se për momentin janë 72 aplikime dhe ritheksoi se ka para për 107 familje.

Krahasuar me fundin e gushtit, kur afati u shty deri në 7 shtator për shkak të interesit të ulët publik, numri i aplikimeve është rritur me 50.

Mirëpo, Komuna kërkon që e gjithë shuma prej rreth 13.5 milionë dinarëve të planifikuar për rehabilitim energjetik t’u shpërndahet qytetarëve, kështu që afati është shtyrë të mërkurën edhe për shtatë ditë të tjera pune, deri më 16 shtator.

 

– Ne u ofrojmë qytetarëve që të përmirësojnë efikasitetin energjetik të shtëpive të tyre. Dihet sa fonde shkojnë nga ministria dhe nga bashkia, nuk mund ta rinovojmë të gjithë shtëpinë. Qytetarët duhet të paguajnë diçka edhe nga mjetet e tyre – tha Arifi në takimin me drejtues të ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shkollave, ku u prezantuan masat për kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *