BEHLULI: ARIFËT TË PAPËRGJEGJSHËM NDAJ QYTETARËVE

 

Bujanoc, 14 shtator 2022. Pronari i Televizionit Spektri të Bujanocit, Nedzat Behluli, ka kritikuar kryetarët e Bujanocit dhe Preshevës, Nagip dhe Shqiprim Arifi, se në këto dy komuna edhe pas nëntë muajsh nuk është hapur konkursi për media. “Flasin për përgjegjësinë e të tjerëve, por në fakt vetë janë të papërgjegjshëm”, thotë Behluli.

Ai theksoi se Arifët, siç i quan ai, kritikojnë qeverinë e Kosovës për zvarritjen e transferimit të 2 milionë eurove të premtuara në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe në të njëjtën kohë sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj qytetarëve, kryetarë të të cilëve janë.

“Dy presidentët akuzojnë Shqipërinë dhe Kosovën, dhe ata vetë janë të papërgjegjshëm, ndërsa kërkojnë që Tirana dhe Prishtina të kryejnë obligimet e tyre”, thotë Behluli.

Ai e vërtetoi pretendimin e tij me shembullin e konkursit mediatik.

-Kaloi muaji i nëntë i këtij viti dhe asnjëri nga Arifët ende nuk ka shpallur konkurs për mediat, meqë duan t’i diciplinojnë dhe t’i heshtin mediat në Luginë, së paku deri në fillimin e garës, sepse mediat shpresojnë të marrin ndihmë nga buxhetet komunale – thotë ai.

Ai u tha atyre se e kanë gabim që mendojnë se Tirana dhe Prishtina nuk janë informuar se po vonojnë ndarjen e mjeteve buxhetore të komunave që ata udhëheqin ndërkohë “që po ankohen pse Qeveria e Kosovës po vonon pagesën e 2 milionë eurove të premtuara për Luginën”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *