fbpx

NGA 1 JANARI PAGA MINIMALE 40.020 DINARË

 

Bujanoc, 14 shtator 2022. Paga minimale në Serbi nga 1 janari do të jetë 40,020 dinarë në muaj, që është një rritje prej 14,3 për qind, tha ministri i Financave Sinisha Mali pas seancës së Këshillit Social dhe Ekonomik (KSE). Të pakënaqur me minimumin, sindikatat theksojnë se në shportën minimale të konsumit mungojnë edhe 10 mijë dinarë.

Ministri Mali tha se është gjithmonë e vështirë të arrihet një balancë ndërmjet interesave të punëdhënësve dhe sindikatave dhe se shteti e ka marrë përsipër koston totale të rritjes së pagës minimale në 40.020 dinarë.

Pas mbledhjes së Këshillit Social-Ekonomik (KES) ai tha se çmimi minimal për orë nga 1 janari i vitit 2023 do të jetë 230 dinarë, duke shtuar se një vendim i tillë i shtetit është balancim ndërmjet kërkesave të sindikatave dhe punëdhënësve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.