fbpx

SHTËPIA E SHËNDETIT TË ENJTEN KUJDESET VETËM PËR RASTET EMERGJENTE

 

Bujanoc, 14 shtator 2022. Këtë të enjte (15 shtator), Shtëpia e shëndetit në Bujanoc do të punojë me kapacitet minimal dhe vetëm për raste emergjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar të rrymës në periudhën prej orës 09:00 deri në 13:00, njoftuan nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.

– Po e informojmë popullatën se shërbime të caktuara si laboratori dhe rëntgeni nuk do të funksionojnë për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar të rrymës, ndërsa shërbimet tjera do të punojnë me kapacitet minimal, vetëm emergjenca, ekzaminime – tha dr.Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e këtij enti.

Ajo sqaron se gjeneratori që mundëson furnizimin e objektit shëndetësor me energji elektrike është i prishur dhe se është i vetmi burim energjie në situata të tilla.

– Ka një avari të madhe, dhe nuk kemi burim rezervë të energjisë, prandaj rekomandohet që shërbimet e tjera të punojnë duke përmbushur procesin minimal të punës – thotë drejtoresha.

Kur të vijë rryma, të gjitha shërbimet e Shtëpisë së shëndetit do të punojnë në gjendje të rregullt.

Për përkujtim, për shkak të rregullimit të rrjetit, Bujanoci dhe fshatrat përreth nesër do të jenë pa energji elektrike nga ora 9 deri në 13.




Leave a Reply

Your email address will not be published.