TË ENJTEN BUJANOCI DHE SHUMË FSHATRA PA RRYMË

 

Bujanoc, 14 shtator 2022. Në Bujanoc dhe fshatrat përreth, të enjten (15 shtator) nuk do të ketë rrymë nga ora 09:00 deri në 13:00, ka konfirmuar për portalin tonë Elektrodistribucioni Vranjë.

Furnizimi me energji elektrike do të ndërpritet për shkak të remontit të transformatorit kryesor në Vranjë.

Lilanca, Zhuzelica, Rakoci, Sërpska Kuqa, Karadniku, Zhbevci dhe Turia dhe fshatrat tjera në komunën e Bujanocit nuk do të kenë energji elektrike.

Në të njëjtën periudhë nuk do të ketë rrymë as në Preshevë dhe fshatrat përreth.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *