DEPUTETJA E PSS KËRKOI BURGOSJEN E SHAIP KAMBERIT: MË MIRË TANI SE SA TË NA VIE KEQ PAS PESË VITESH

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16 shtator 2022. Deputetja popullore nga Partia Socialiste e Serbisë (PSS) Snezhana Paunoviq ka kërkuar arrestimin e kolegut të saj në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, pasi ka thënë se Kosova është e pavarur, gjë që sipas saj ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe betimin e deputetit.

– Mos të lejojmë që për shkak se jemi pacifisrtë, dhe kjo është karakteristikë serbe, që pas pesë vitesh ndonjë Kamber tjetër, nga ndonjë pozitë tjetër të na shkaktojë nostalgji që nuk e arrestuam sot – tha Paunoviq në ditën e dytë të vitit të seancës së posaçme të Kuvendit për Kosovën.

Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, një ditë më parë ka thënë: “Kosova është e pavarur nga Serbia dhe çfarëdo që dëshironi të arrini atje, duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet atje dhe Serbia nuk ka ndikim se kush do të jetë në pushtet”.

KAMBERI I DREJTOHET VUÇIQIT: RECIPROCITET NË TË DREJTA DHE PAJTIM

Kjo deklaratë ia kujtoi asaj, siç tha deputetja Paunoviq, të gjitha gabimet që Serbia ka bërë në të kaluarën, përfshirë lirimin nga burgu të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.

Kam frikë se mos bëjmë edhe një gabim. Nuk më intereson se çfarë mendon, ndërkaq se çka nuk guxon të thotë në parlamentin serb është pikërisht kjo. Ai foli edhe për njëfarë reciprociteti, mendoj se e ka kopjuar nga mentori i tij Kurti – tha Paunoviq.

Ajo u bëri thirrje deputetëve që të mendojnë nëse Kamberi duhet të mbajë përgjegjësi për ato që tha.

– Ngase për shkak të ndërvendosjes së të të ashtuquajturës Kushtetutë të të ashtuquajturës Kosovë serbëve tanë iu ndalua hyrja madje edhe atëherë kur shkonin atje vetëm për të mbrojtur me trupin e tyre njerëzit e tyre, punonjësit, vëllezërit, motrat dhe dhe fëmijët – theksoi Paunoviq.

Deputeti me origjinë nga Kosova ka vlerësuar se Albin Kurti e imagjinon dhe e sheh veten si lider të Shqipërisë së Madhe.

– Kurti mund ta shohë veten si të dojë, dhe është detyra jonë t’i shpjegojmë se ajo që sheh mund të shërohet në vendet e qytetëruara, nëse nuk mundet në Kosovë, mundet në Serbi, le të vijë, nuk do të ishte i pari shqiptar që e kemi shërruar – tha Paunoviq.

Sipas paunoviqit, Kamberi ka hyrë në Kuvend me ndihmën e Evropës, meqë mezi mori ato vota.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *