fbpx

MIHAJLLOVIQ: NËSE NUK E KURSEJMË RRYMËN DO TË KEMI KUFIZIME

Bujanoc, 16 shtator 2022. Ministrja e Minierave dhe Energjisë, Zorana Mihajloviq, tha se çështja kufizimit të energjisë elektrike nuk është në rend dite, por si të kursehet energjia për të shpenzuar më pak para për importe. Ajo po ashtu theksoi se nuk mendohet për shkurtimin e orëve në shkollë dhe as qëpunonjësit të punojnë nga shtëpia.

Ajo apeloi që të kursehet energjia për të shpenzuar më pak para, sepse në të kundërtën “nuk do të ketë energji elektrike dhe do të kemi kufizime”.

-Që nga tetori i vitit të kaluar kemi dhënë afër dy miliardë euro për importin e energjisë elektrike dhe gazit- theksoi ministrja për RTS.

Ajo përkujtoi se është nxjerrë rekomandim për kursimin e energjisë elektrike.

Ajo theksoi se përveç rritjes prej 6 për qind të energjisë elektrike nga 1 shtatori, nuk do të ketë rritje të reja.

Mihajloviq tha se tani për tani nuk është menduar që njerëzit të punojnë nga shtëpia apo të shkurtojnë orët në shkollë sepse ende nuk është e nevojshme.

– Në planet e krizës, ka gjithmonë opsione të fundit, kështu që kjo është një prej tyre – tha ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published.