fbpx

ARDITA SINANI KËSHILLTARE POLITIKE E KURTIT, DO TË DREJTOJ ZYRËN PËR BUJANOC, PRESHEVË DHE MEDVEGJË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20 shtator 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zyrtaren e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, këshilltare politike për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

-Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të kryeministrisë, të cilën do ta koordinojë Sinani- njoftuan të hënën mbrëma nga zyra e Kurtit.

Siç u tha, zyra do të jetë në funksion të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve në këto komuna, mbajtjes së marrëdhënieve të mira dhe rritjes së bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të tyre.

Sinani u shkarkua nga posti i kryetares së Preshevës më 11 prill të këtij viti, përkundër kundërshtimit të Kurtit, dhe ajo ishte në krye të komunës që nga maji i vitit 2021.

Mazhoranca e re qeverisëse më pas për kryetar komune zgjodhi kreun e Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, i cili që nga fillimi i mandatit ka qenë në marrëdhënie të këqija me qeverinë në Prishtinë.

Sinani është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të deputetit dhe kryetarit të PVD-së Shaip Kamberi.

Fjala vjen, Zyra për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, të cilën do ta udhëheq Sinani, është themeluar zyrtarisht në vitin 2020 nga qeveria e Avdullah Hotit, paraardhësi i Kurtit.

Megjithatë, kjo ishte e gjitha dhe zyra praktikisht nuk funksionoi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.