PËR ROMËT E BUJANOCIT 1.500 – 2.500 EURO PËR INICIMIN E BIZNESIT, KONKURSI ËSHTË HAPUR

Bujanovaçke 21 shtator 2022.

Bujanoc, 21 shtator 2022. Romët, të kthyerit sipas procedurës së riatdhesimit dhe anëtarët e grupeve tjera më pak të punësueshme, që jetojnë në territorin e komunës së Bujanocit, mund të aplikojnë për dhjetë grante ekonomike në vlerë prej 1500 deri në 2500 euro.

Paratë do t’i ndihmojnë ata të fillojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre, të blejnë makineri dhe pajisje të tjera, të gjitha me synimin për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Ndihma është e njëhershme dhe e pakthyeshme dhe jepet në formë pajisjeje ose materiali, sipas Thirrjes publike që u hap të martën.

Komuna e Bujanocit merr pjesë në projektin e realizuar nga Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V. (ASB), dhe financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në kuadër të projektit “Mbështetje teknike dhe mbështetje punësimi për romët dhe organizatat rome në Serbi”.

Të gjitha detajet dhe kushtet mund t’i shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *