PËR DHJETË VITE PËRGJYSMOHET NUMRI I NXËNËSVE NË SHKOLLAT E KOMUNËS SË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 22 shtator 2022. Numri i nxënësve të shkollave të mesme në Bujanoc dhe Preshevë për dhjetë vjet është përgjysmuar.

Shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe dhe ato në gjuhën shqipe tashmë kanë për dy herë më pakë nxënës.

Në vitin shkollor 2012/2013, në Shkollën e mesme profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, sipas të dhënave zyrtare të kësaj shkolle, mësimin e kanë vijuar 563 nxënës, ndërsa këtë vit numri i nxënësve është 318.

Pra është një rënie e numrit prej gati 45 për qind.

Në vend të pesë paraleleve në vitin e parë, këtë vit janë vetëm tri, për të cilat Bujanovaçke ka shkruar më parë.

E njëjta tendencë negative vërehet edhe në shkollat në gjuhën shqipe.

Sipas statistikave të publikuara nga Folonline, dhjetë vjet më parë në shkollat e mesme në Preshevë dhe Bujanoc kishte 3646 nxënës shqiptarë, ndërsa sot 1865.

Në vitin shkollor 2012/13 në gjimnazin “Sezai Suroi” në Bujanoc mësimet i kanë vijuar 1.368 nxënës, ndërsa dhjetë vjet më vonë 649.

Në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, nga 1.285 nxënës në vitin 2013, këtë vit janë 588.

Drejtori i shkollës “Sezai Suroi”, Zejni Fejzullahu, vlerëson se moszhvillimi ekonomik ka ndikuar drejtpërdrejt në largimin e popullsisë nga kjo zonë.

Situata nuk është më e mirë as në shkollat fillore të dy komunave.

Numri i nxënësve në shkollat shqipe gjithashtu është përgjysmuar – nga 7,246 në vitin shkollor 2010/11 në 3,982 nxënës të shkollave fillore në vitin 2021.

Në shkollat në gjuhën serbe rënia e numrit të nxënësve është edhe më e theksuar, gjë që e ilustron shkolla fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc, me ç’rast , në vitin 2016 janë regjistruar rreth 190 nxënës në vitin e parë, ndërsa vetëm pesë vjet më vonë janë regjistruar 90 nxënës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *