Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26 shtator 2022. Minat e gjetura në javët e fundit do të shkatërrohen në afërsi të fshatit Bresiq të komunës së Bujanocit të martën, ndërsa Shtabi për situata të jashtëzakonshme i paralajmëron banorët që të mos hyjnë në zonën e rrezikuar që do të shënjohet.
Siç i thanë Bujanovaçkes në Shtab, është një lokacion i njohur si Tushtica, në mes të fshatrave Dobrosin, Luçan, Sejacë dhe Konçul.
Shkatërrimi i minave do të kryhet nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
Kryeshefi i Shtabit Ali Asllani ka thënë për portalin tonë se deminuesit kanë gjetur edhe më shumë municione (MVP) të pashpërthyera që nesër do të asgjësohen nga ekipi i Sektorit për Situata të jashtëzakonshme të MPB-së të Serbisë.
– Në atë rrugë, banorët lokal shkojnë shpesh për të prerë pyllin ose për të mbledhur kërpudha. Apelojmë, gjegjësisht kërkojmë që nesër të mos e bëjnë këtë në vendet që do të shënohen si të rrezikshme- theksoi Asllani.
Në fshatrat Dobrosin, Konçul dhe Bresiq, një operacion i madh për heqjen e minave, bombave dhe municioneve të tjera është duke u kryer në vazhdimësi që nga gushti.
Më shumë se 50 deminues nga Republika Srpska u angazhuan në pastrimin e territorit.