NDËRRON JETË HAJREDIN HYDA, KRYETARI I DIKURSHËM I KK BUJANOC

 

Bujanoc, 23 shtator 2022. Hajredin Hyda, ish-kryetari i Kuvendit komunal ë Bujanocit, ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare, ka njoftuar në llogarinë e tij në FB, kryetari i komunës, Nagip Arifi.

Hyda ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Arifit, ndihmës i kryetarit të komunës dhe kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së tij Demokratike në komunën e Bujanocit.

“Do t’ju kujtoj si profesor shumëvjeçar, si kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, si ndihmës kryetar i komunës, si kryetar i grupit të këshilltarëve të PD-së dhe nënkryetar i partisë, por mbi të gjitha si person me vlera të larta njerëzore, intelektuale dhe njeri që nuk u dorëzua kurrë”, tha Arifi në fjalën e tij lamtumirëse.

Hyda ka lindur në vitin 1964, ka diplomuar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë dhe pjesën më të madhe të jetës së tij të punës e ka kaluar si mësimdhënës në shkollën e mesme Sezai Suroi në Bujanoc.

Ai jetoi në Letovicë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *