SHEFI I MISIONIT TË OSBE-së NË SERBI THIRRJE PAKICAVE TË MARRIN PJESË NË REGJISTRIM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23 shtator 2022. Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, ftoi të gjithë qytetarët e Serbisë që të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë. Në thirrjen e tij ai theksoi veçanërisht rëndësinë e regjistrimit të popullsisë për pakicat kombëtare.

– Numri i pjesëtarëve të një pakice kombëtare, i përcaktuar nga regjistrimi, përcakton, për shembull, nivelin e financimit të këshillave të pakicave kombëtare, të cilat synojnë të ruajnë identitetin kulturor të një komuniteti të caktuar – porositi Bratu të enjten përmes një videomesazh të enjten.

Shefi i OSBE-së në Serbi ishte veçanërisht i përkushtuar për pjesëmarrjen e shqiptarëve në regjistrimin e ardhshëm dhe me këtë qëllim në fund të majit vizitoi Bujanocin, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka shkruar.

Më pas u njoftua se për t’u regjistruar qytetarët nuk do të kenë nevojë për dokumente personale.

 

– Deklarimi i përkatësisë etnike është në baza vullnetare, që është në përputhje me standardet e OSBE-së për vetëidentifikimin si parim kyç i të drejtave themelore të njeriut. Siç thuhet në dokumentin e Kopenhagës të vitit 1990: Përkatësia në një pakicë kombëtare është çështje e zgjedhjes personale dhe nuk mund të jetë pasojë për shkak të realizimit të kësaj zgjedhjeje”- thekson Bratu në ftesën e tij.

Ai shtoi se si me aspektet e tjera të regjistrimit, të dhënat e përkatësisë etnike mbeten plotësisht anonime, kështu që kjo deklaratë varet tërësisht nga gatishmëria juaj për t’u vetëidentifikuar.

– Nëse qytetarët i ndihmojnë autoriteteve që të kenë një pasqyrë të saktë të popullsisë, shërbimet e ndryshme për shkollat, spitalet, zjarrfikësit dhe fusha të tjera të infrastrukturës së përgjithshme mund të planifikohen dhe përshtaten më mirë me nevojat e komuniteteve tuaja dhe komunave tuaja – thotë Bratu.

Sipas tij, regjistrimi është një mjet shumë i rëndësishëm për shtetin për të krijuar politika dhe shërbime publike bazuar në strukturën e popullsisë.

– Prandaj inkurajoj pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin tuaj me regjistruesit, si dhe me institucionet që e zbatojnë këtë proces – përfundoi kreu i OSBE-së në Serbi.

Regjistrimi do të bëhet nga 1 deri më 31 tetor dhe do të marrin pjesë edhe shqiptarët, ndryshe nga viti 2011 kur e bojkotuan regjistrimin.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *