Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 shtator 2022. Shoqata Kulturore e Bujanocit “Dituria” ka hartuar kalendarin e festave fetare ortodokse dhe islame, dhe do të shpërndajë kopje për nxënësit e shkollave të mesme serbe, shqiptare dhe rome në Bujanoc.
– Me këta kalendarë dëshirojmë të kontribuojmë në ruajtjen e harmonisë dhe paqes në mes të komuniteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit – tregon për portalin tonë Bljerim Iseni nga Dituria.
Në gjimnazin “Sveti Sava” sot u shpërndanë kalendarët në prani të arsimtarit të mësimbesimit, priftit Miqa Zelenoviq nga Bujanoci.
– Kështu nxënësit e fesë ortodokse do të mund t’i njohin më mirë festat islame dhe anasjelltas nxënësit e bashkësisë islame do t’i njohin festat e krishtera – thotë shoqata, duke shtuar se në kalendar janë shënuar edhe festat hebraike.
Ai ka bërë të ditur se të hënën kalendarët do të shpërndahen në shkollën “Sezai Suroi”, ku në të cilën mësimin e vijojnë nxënësit shqiptar.
Mbështetja për zbatimin e projektit Dituria u mor nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).