Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26 shtator 2022. Aktualisht, 15.700 shqiptarë në komunën e Bujanocit kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH). Numri me siguri do të ndryshojë deri në përfundimin e Listës së Posaçme Zgjedhore më 28 tetor, kanë thënë për portalin tonë në Administratën Komunale.
Komuna javën e kaluar ka publikuar Thirrje Publike për shikim të Listës së Posaçme Zgjedhore, ndërsa nëpunësi i Administratës Komunale përgjegjëse për listën, Nehar Maliqi, thotë se qytetarët vijnë çdo ditë për të kontrolluar nëse janë në listë.
– Prandaj them se numri i të regjistruarve ndryshon. Ata që nuk janë në listë mund të regjistrohen me procedurë të thjeshtë dhe duhet të paraqesin kërkesë me shkrim dhe mund të them se qytetarët e shfrytëzojnë këtë të drejtë – tha Maliqi të hënën.
Bujanovaçke më herët kishte paralajmëruar se zgjedhjet për anëtarë të këshillave nacionale do të mbahen më 13 nëntor.
Alternativa për Ndryshim tashmë ka bërë të ditur se Levent Qazimi do të jetë kandidati i partisë për president të KKSH-ës.
Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhje, por ende nuk dihet nëse do të merrë pjesë e pavarur apo në koalicion.
Rreth këtyre zgjedhjeve ende nuk është deklaruar Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, e cila që nga viti 2018 dhe nga zgjedhja e Ragmi Mustafës për kryetar, praktikisht e ka udhëhequr Këshillin.
Pjesëtarët e këtij minoriteti nga Bujanoci, simpatizues të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (PSP), për herë të parë do të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Romëve.
Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, listën e romëve nga Bujanovë do ta kryesojë Ibro Idiq.
Sipas të dhënave të paraqitura nga Maliqi, rreth 1900 qytetarë aktualisht janë të regjistruar në Listën e Veçantë të Votuesve të Pakicës Kombëtare Rome në Komunën e Bujanocit.
Thirrjen publike për verifikimin e Listës së Posaçme Zgjedhore dhe të gjitha detajet lidhur me regjistrimin dhe përditësimin e të dhënave mund ta shihni KËTU.