REGJISTRIMI 2022: KUSH REFUZON GJOBITET NË PARA

 

Bujanoc, 26 shtator 2022. Qytetarët që refuzojnë të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Serbi mund të gjobiten nga 20,000 deri në 50,000 dinarë, tha MiLladin Kovaçeviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave (ERS).

Gjatë një paraqitje publike në RTS, ai shpjegoi se gjobitja është instrumenti përfundimtar dhe se nuk është qëllimi i vetë operacionit.

– Sipas ligjit të regjistrimit, ky sanksion vendoset gjithmonë dhe është instrumenti përfundimtar. Kjo vlen edhe për regjistruesit nëse shkojnë përtej kompetencave të tyre të zakonshme, dhe një pjesë edhe për qytetarët që refuzojnë të marrin pjesë në regjistrim – tha Kovaçeviq.

Qytetarët do t’u përgjigjen 69 pyetjeve dhe, sipas tij, regjistrimi do të zgjasë rreth 30 minuta.

Ai theksoi se nuk ka pyetje që kërkojnë përgjigje të parapërgatitur, por se janë tre pyetje të cilave nuk kërkohet përgjigje.

– Këto janë pyetje për kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare – përfundoi Kovaçeviq.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor dhe do të marrin pjesë edhe shqiptarët nga Bujanoci, Presheva dhe Mevdeja, pas bojkotit të regjistrimit të vitit 2011.

89 regjistrues dhe 13 instruktorë janë zgjedhur për të punuar në regjistrimin në territorin e komunës së Bujanocit, për të cilin portali ynë ka shkruar më parë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *