MBI 1000 KËRKESA NË BUJANOC, JA SE SI TË REALIZOHET STATUSI I BLERËSIT TË MBROJTUR TË RRYMËS

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 29 shtator 2022. – Nga fillimi i vitit më shumë se 1000 banorë të komunës së Bujanocit kanë aplikuar për statusin e konsumatorit të rrezikuar energjetik, mëson portali ynë në vetëqeverisjen lokale. Kërkesa dorëzohet në Qendrën e asistencës të vetëqeverisjes lokale nga ora 10 deri në 14.

Kush ka të drejtë të zvogëlojë faturën e energjisë elektrike, kujt i drejtohet kërkesa dhe çfarë dokumentacioni kërkohet janë vetëm disa nga pyetjet që mundojnë qytetarët e Bujanocit dhe rrethinës, e për të cilat redaksia e Bujanovaçkes ka tentuar të gjejë një përgjigje.

Procedura nënkupton që qytetarët e Bujanocit duhet t’i drejtohen organeve të komunës dhe të dorëzojnë dokumente të shumta që vërtetojnë se janë të rrezikuar.

Në ambientet e Shërbimit komunal për mbrojtjen e Fëmijëve hasëm në një njoftim mbi për dokumentacionin e kërkuar, se ku duhet dorëzuar dhe numrin e kërkesave të paraqitura.

– Që nga fillimi i vitit për këtë lloj subvencioni kanë aplikuar 1062 amvisëri nga territori i komunës së Bujanocit – na thanë në atë shërbim.

Qytetarët që janë përfitues të shtesave fëmijërore, përkatësisht ndihmës sociale, së bashku me aplikimin për marrjen e statusit të konsumatorit të rrezikuar energjetik, duhet të paraqesin edhe vendimin e fundit që përcakton të drejtën e tyre për shtesa fëmijërore, pra asistencën sociale dhe faturën e fundit të energjisë elektrike.

Konsumatorët që kanë një anëtar të familjes të sëmurë dhe kanë marrë kompensim për mbështetjen e tyre, duhet të dorëzojnë fotokopje të kartave të identitetit dhe kartës së shëndetit për të gjithë anëtarët e familjes, çekun e fundit të pensionit ose fletëpagesën, një vërtetim nga bashkësia lokale për numrin e anëtarëve të familjes dhe faturën e fundit të energjisë elektrike.

Sipas Dekretit të vitit 2021 për konsumatorët e rrezikuar energjetikë, një familje njëanëtarëshe me të ardhura mujore më pak se 15,115,87 dinarë ka të drejtë për energji elektrike më të lirë, për amvisëritë me dy dhe tre anëtarë kufiri është deri në 22,008,40 dinarë, me katër dhe pesë anëtarë deri në 28,896 ,39 dinarë, pra me gjashtë e më shumë anëtarë, është e nevojshme që të ardhurat të jenë më pak se 36,338,83 dinarë.

Dispozita aktuale parashikon që konsumatorët e mbrojtur energjetikë mund të konsumojnë një numër të caktuar kilovatësh pa paguar, në varësi të numrit të anëtarëve të familjes.

Kështu, një familje me një anëtarë mund të konsumojë 120 kilovat në muaj pa pagesë, ato me dy dhe tre anëtarë 160 kilovat, katër dhe pesë anëtarë 200 kilovat dhe familjet me gjashtë ose më shumë anëtarë 250 kilovat.

Kërkesa për fitimin e statusit të konsumatorit të rrezikuar me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dorëzohet në Qendrën e asistencësnë ndërtesën e komunës, në sportelin numër 3, nga ora 10 deri në orën 14.00.

Në fillim të vitit, Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi miratimin e një Rregulloreje të re me kushte të ndryshuara për marrjen e statusit të konsumatorit të rrezikuar energjetikë, për të cilën Bujanovaçke kishte shkruar më parë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *