EDHE NAGIP ARIFI E KA KANDIDATIN PËR KRYETAR TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 tetor 2022. Kandidati i Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifi për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) do të jetë Agim Haliti.

Kryesia e partisë njëzëri ka vendosur që Agim Haliti të jetë kandidat për kryetar të KKSH-së, është bërë e ditur të shtunën.

Zgjedhjet për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbahen më 13 nëntor ndërsa deri më tani kandidaturat e tyre i kanë paraqitur Levent Cazimi nga Alternativa për Ndryshim, Nevzad Lutfiu nga Lëvizja për Progres Demokratik dhe kryetari aktual Ragmi Mustafa, i cili u propozua nga Partia për Veprim Demokratik.

Partia Demokratike, kryetar i së cilës është Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, thotë se kontributi shumëvjeçar i Halitit në politikë, si një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Bujanoc dhe aktiviteti i tij për çështje kombëtare janë aryet pse partia i besoi atij për të qenë bartës i listës në zgjedhjet për KKSH.

Haliti më parë ka qenë drejtor i Drejtorisë për ndërtim, kryetar i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, ndërsa tani është i punësuar në Administratën Komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *