ARDITA SINANI: SPECIALIZIM NË KOSOVË PËR MJEKËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 tetor 2022. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka siguruar edhe një herë vendet për specializim të mjekëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.

“Janë miratuar kuota për specializimin e personelit shëndetësor nga Lugina e Preshevës në Republikën e Kosovës”, ka thënë politikania nga Presheva, Ardita Sinani, e cila së fundi është emëruar këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për tri komuna në në jug të Serbisë.

Mjekët nga Bujanoci dhe Presheva patën mundësinë të specializohen në Kosovë në vitin 2020.

Siç theksoi Sinani, mjekët mund të aplikojnë për specializime në kirurgji abdominale, mjekësi familjare, anesteziologji dhe toksikologji.

Ajo shtoi se në të ardhmen do të miratohen edhe specializime në fusha të tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *