fbpx

KRYETARI I PRESHEVËS NË PARLAMENTIN GLOBAL TË KRYEBASHKIAKËVE

Bujanoc, 4 tetor 2022. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është bërë anëtar i Parlamentit Global të kryebashkiakëve, të cilin do ta shfrytëzojë, siç thotë ai, që “zëri i Luginës së Preshevës të dëgjohet kudo në botë”.

“Do të vazhdoj të flas për sfidat në marrjen e vendimeve në vetëqeverisjen lokale dhe më gjerë, duke punuar në forcimin e bashkëpunimit me të gjithë ata që synojnë të krijojnë kushte për një jetë të sigurt dhe të qetë”, tha Arifi.

Arifi u pranua në organizatën në të cilën është edhe kryetar i komunës Braga në Portugali, Bristolit në Britani të Madhe, Mannheimit në Gjermani, Hagës në Holandë, të parët e komunave nga Argjentina, Liberia dhe vene të tjera.

Parlamenti Global i kryebashkiakëve angazhohet për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme përmes forcimit të pushteteve lokale, d.m.th. të qyteteve.

Selia e organizatës është në Hagë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.