Bujanoc, 5 tetor 2022. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, sot ka pritur në zyrën e tij fëmijët e EP “Gëzimi ynë”, në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve.
Në vizitën tradicionale te kryetari i Komunës morën pjesë parashkollorët nga selia qendrore në Bujanoc dhe paralelet në shkollën “Naim Frashëri”.
– Fëmijët janë atuja jonë më e madhe. Ne do të vazhdojmë të krijojmë kushtet më të mira për ta – tha Arifi.
Parashkollorët nga Bujanoci vizituan bibliotekën e qytetit në ditën e dytë të Javës së Fëmijëve, për të cilën ka shkruar portali ynë.
Java e fëmijëve festohet nga të gjitha institucionet arsimore në vend dhe këtë vit mbahet me sloganin “Çfarë i duhet një fëmije ta fitoj parajsën”.
Këtë vit java e gëzimit fëmijëror do të zgjasë deri më 9 tetor.