fbpx

MITROVIQ: STOJANÇA SHKOI NË SEANCËN E KUVENDIT PA NDONJË MARRËVESHJE ME NE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 5 tetor 2022. Stojança Arsiq vetë e theu bojkotin duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Bujanocit, të mbajtur dje, kur po miratohej rishikimi i buxhetit, pa marrëveshje me ne, thotë për Bujanovaçke Nenad Mitroviq, kryetar i PPS-së në Bujanoc.

Ai nuk ka dashur të komentojë në detaje veprimin e Arsiqit, pasi siç tha ai, uniteti i serbëve në Bujanoc në këtë moment është shumë i nevojshëm.

I pyetur nga Bujanovaçke nëse ardhja e tij në seancë do të thotë edhe fundi i bojkotit, Arsiq është përgjigjur se kjo temë ka një sfond më të thellë dhe se së shpejti do të flasë për të.

Ai theksoi se përparimtarët e Bujanocit fare nuk po mendojnë të heqin dorë nga bojkoti i Kuvendit vendor që po vazhdon tash e dy vjet, që nga formimi i shumicës “gjithëshqiptare” në korrik 2020.

– Mbetemi në qëndrimin se 13 (10 SNS dhe 3 SPS) këshilltarë serbë nuk mund të bëjnë asgjë, sepse ata gjithmonë do të mbivotoheshin, që do të thotë se ne nuk mund të bëjmë asgjë për komunitetin serb në kuvend. Bujanoci ka nevojë për një qeveri multietnike, siç kanë qenë që nga viti 2002 ashtu që vendimet të merren me konsensus ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Kështu ishim marrë vesh me Arsiqin kur vendosëm për bojkotin, ndërkohë se asgjë nuk ka ndryshuar– thotë Mitroviq.

Në maj të vitit të kaluar, ai dhe Arsiq, si kryetar i grupit të këshilltarëve të PSS-së, ranë dakord të bojkotojnë kuvendin derisa serbët të hyjnë në pushtetin lokal.

– Derisa të arrihet një marrëveshje për hyrjen e serbëve në pushtetin lokal, nuk kam çfarë të kërkoj në kuvend. Këtu ishte Stojanca dje dhe çfarë ndryshoi ai – asgjë. Bojkoti ka peshë, sepse është qëndrim i përbashkët i të gjithë këshilltarëve serbë, dje nuk ka pasur peshë, ka qenë krejtësisht i pakuptimtë – thotë Mitroviq.

Ai shtoi se buxheti fillestar ishte bërë në atë mënyrë që të kënaqte vetëm interesat politike dhe partiake të shqiptarëve në pushtet dhe se me rishikim nuk u ndryshua asgjë.

– Komuniteti serb është dëmtuar sërish në mënyrë drastike, sepse nuk do të marrë as përafërsisht 40 për qind të mjeteve, sipas raportit 60:40, i cili duhet të ndajë investimet për komunitetin shqiptar dhe rom nga njëra anë dhe komunitetin serb në anën tjetër – thekson kreu lokal i përparimtarëve në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published.