DERI MË TANI NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË REGJISTRUAR 12.700 BANORË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc,7 tetor 2022. Nga Komisioni për regjistrim Bujanovaçke ka mësuar se gjatë gjashtë ditëve të regjistrimit të popullsisë në komunën e Bujanocit janë regjistruar 12.733 banorë dhe 2.860 amvisëri. Vetëm se në qytetin e Bujanocit janë regjistruar 3300 qytetarë dhe 743 amvisëri.

– Këto janë të dhënat pas analizës së mëngjesit të sotëm në orën 6. Prandaj regjistruesit tanë numërojnë mesatarisht 2122 banorë në ditë – tregon për portalin tonë Kastriot Jakupi, nënkryetar i Komisionit të Regjistrimit.

Duke qenë se shqiptarët nuk morën pjesë në regjistrimin e vitit 2011, është bërë një vlerësim i numrit të banorëve për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë nga ekspertë ndërkombëtarë, sipas të cilit komuna e Bujanocit në atë kohë kishte 38.300 banorë.

Politikanët shqiptarë morën vendim që komuniteti shqiptar të marrë pjesë në këtë regjistrim, të cilin e bëjnë 89 regjistrues dhe 13 instruktorë në komunën e Bujanocit.

Sipas Jakupit, procesi tani për tani po shkon pa panegesa dhe nuk ka probleme.

Enti Republikan i Statistikave (ERS) njoftoi sot se për gjashtë ditë në Serbi janë regjistruar më shumë se 1.35 milionë banorë, 650 mijë banesa dhe 500 mijë familje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *