fbpx

GRATË ROME KRËKOJNË HAPJEN E LINJËS TELFONIKE SOS PËR VIKTIMAT E DHUNËS NË FAMILJE NË BUJANOC

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc,10 tetor 2022. Shoqata e grave rome në Bujanoc nis një peticion për hapjen e linjës telefonike SOS në gjuhën shqipe, rome dhe serbe për t’u ofruar ndihmë dhe mbështetje viktimave të dhunës në Bujanoc.

– Është e nevojshme hapja e telefonit SOS tregjuhësh në Bujanoc. Gratë dhe të gjitha viktimat e dhunës duhet të kenë mundësi të kthehen dhe të kërkojnë ndihmë në gjuhën e tyre amtare – thotë për Bujanovaçke Asima Ismaili, kryetare e Asociacionit.

Sipas saj, nisja e peticionit është për të tërhequr vëmendjen e publikut, por edhe të pushtetit lokal, për rëndësinë e krijimit të shërbimeve të linjës telefonike SOS në gjuhën shqipe, rome dhe serbe në komunën e Bujanocit.

– Stenda jonë me të gjitha informacionet do të ngrihet çdo javë në sheshin e qytetit dhe kalimtarët do të mund të informohen për temën e njohjes dhe denoncimit të dhunës në familje, si dhe për modelin e ndihmës ndaj viktimave të dhunës, shton ajo.

Ajo theksoi rëndësinë e bisedave përmes telefonave SOS, të cilat janë anonime dhe që fuqizojnë gratë për të dalë nga situatat e dhunës.

Peticioni mund të nënshkruhet në stendën e Asociacionit, i cili do të vendoset të dielave nga ora 10 deri në 14 në sheshin e qytetit në Bujanoc.

– Ftoj të gjithë bashkëqytetarët që deri në fund të tetorit ta vizitojnë stendin e Shoqatës së Romëve të Bujanocit dhe me nënshkrim ta mbështesin hapjen e telefonit SOS, tha Ismaili.

Projekti i quajtur “Përmirësimi i shërbimeve sociale të komunës së Bujanocit” është pjesë e projektit ALVED, i cili realizohet me mbështetjen e People in Need (PIN), Iniciativave Qytetare dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.