fbpx

NË FAKULTETIN EKONOMIK NË BUJANOC FILLON STUDIMET GJENERATA E 12-të E STUDENTËVE

Bujanoc,10tetor 2022. Sot ka filluar studimet gjenerata e dymbëdhjetë e studentëve të Fakultetit Ekonomik të Suboticës – departamenti në Bujanoc.

Fakulteti në Bujanoc e nis vitin e ri akademik me 82 studentë – brucoshë, ndërsa me indeksin e studentit u paisën 62 studentë të nacionalitetit serb dhe 20 të nacionalitetit shqiptar.

Dekani i Fakultetit të Suboticës, profesor Dr. Nebojsha Gvozdenoviq, përkujtoi rëndësinë e arsimit të lartë në Bujanoc ndërkaqgjeneratës së re të studentëve iu uroi mirëseardhje dhe studime të suksesshme.

– Këtë vit Fakulteti Ekonomik regjistroi mbi 800 studentë në Suboticë, Novi Sad dhe Bujanoc. Ne ekzistojmë dhe punojmë në tre lokacione, ky është më i largu por jo më pak i dashur për ne. Ftoj studentët e vitit të parë të aplikojnë dhe të kalojnë dy javë në Suboticë, të marrin pjesë në jetën studentore, të njohin qytetin, miqtë e rinj dhe të ndjehen se janë pjesë e një familjeje të madhe – tha dekani Gvozdenoviq.

Gjenerata e re e studentëve u përshëndet nga prodekani për mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik në Suboticë, profesor Dr. Radenko Mariq, i cili falënderoi studentët për zgjedhjen e këtij fakulteti.

– Zgjedhja që keni bërë është zgjedhja e duhur dhe shpresoj që nuk do të zhgënjeheni, andaj uroj që të gjithë të bëheni studentë të suksesshëm dhe që diploma që do të merrni të pasqyrojë statusin tuaj në shoqëri, por edhe që do të arrini ta përdorni në mënyrën më të duhur – tha Mariq.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të Bujanocit, Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe përfaqësues të Fakultetit Ekonomik në Tetovë.

Kujtojmë se në vitin shkollor 2022/23 në departamentin e Bujanocit kishte vende për 90 studentë ndërkaq të gjithë të sapo regjistruarit shkollohen në shpenzimet e buxhetit të shtetit.

Mësimi zhvillohet në fushat e Kontabilitetit dhe Auditimit, Marketingut, Informatikës dhe Financës së Biznesit, Bankës dhe Sigurimeve.

Vitin e kaluar ishin regjistruar 74 studentë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.