Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13 tetor 2022. Liderët politikë të shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë kanë udhëtuar të enjten në mëngjes për në SHBA ku do të takohen me përfaqësues të Kongresit Amerikan, Senatit dhe Departamentit të Shtetit, ka konfirmuar për portalin tonë shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Sali Salihi.
Delegacioni shqiptar përbëhet nga kryetari i komunës së Bujanocit dhe lideri i Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifi, deputeti dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PvD) Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë, Ragmi Mustafa.
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 35 mijë euro për Bujanocin dhe Preshevën, me kërkesë të KKSH-së, për “aktivitete lobuese”, siç tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Një delegacion i shqiptarëve nga jugu i Serbisë ka udhëtuar edhe këtë verë në Amerikë, siç thuhej atëherë, me qëllim të lobimit “për çështjen e Luginës së Preshevës”.
Gjithashtu edhe ai udhëtim u financua po nga qeveria në Prishtinë.
Në vend të Ardita Sinanit, ish-kryetare e Preshevës, tash këshilltare politike e Kurtit, në delegacion është Ragmi Mustafa nga KKSH.