Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 tetor 2022. 74 ekonomi familjare të komunës së Bujanocit do të marrin para nga buxheti për rritjen e efiçiencës energjetik (ndërrimi i zdrukthtarisë, izolimi, vendosja e kaldajave, panelet diellore).
Komisioni komunal të martën ka publikuar listën preliminare të renditjes, që nënkupton se aplikantët kanë tre ditë për shqyrtimin e aplikacioneve të dorëzuara dhe tetë ditë për të paraqitur kundërshtime në komision.
Për subvencione kanë aplikuar 133 ekonomi familjare të komunës së Bujanocit, ndërsa 57 kërkesa janë refuzuar, ndërsa dy janë vlerësuar si jo të rregullta.
13,4 milionë dinarë do të shpërndahen për përfituesit e subvencioneve, por shumat individuale të miratuara të subvencioneve nuk janë të specifikuara në listë.
Bujanovaçke paraprakisht ka shkruar se afati për aplikime të ekonomive familjare është shtyrë disa herë për shkak të interesimit të ulët.
Komuna në disa raste ka thënë se ka para për 107 amvisëri.
Listën e fituesve të subvencioneve mund ta shihni KËTU.