fbpx

HAPET KONKURSI PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15 tetor 2022. Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrje publike për punëdhënës të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në programin e praktikës profesionale që zgjatë nga 6 deri në 12 muaj dhe të pranojnë për të trajnuar për punë kandidatët e paraqitur.

Komuna ka siguruar 25 milionë dinarë për financimin e praktikës profesionale.

Për praktikantët me arsim superior, praktika do të zgjasë 12 muaj, 9 muaj për praktikantët me arsim të lartë dhe 6 muaj për ata me arsim të mesëm.

Gjatë praktikës profesionale, Komuna e Bujanocit do t’i paguajë punëdhënësit mjetet për pagesën e të punësuarve, përkatësisht 25.000 dinarë neto për ata me diplomë universitare, 23.000 për praktikantët me arsim të lartë dhe 20.000 dinarë për maturantët.

Sipas rregullave të konkursit, të drejtë pjesëmarrjeje në program kanë punëdhënësit nga territori i komunës së Bujanocit, përkatësisht: institucionet arsimore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga Komuna e Bujanocit, organet shtetërore, si dhe punëdhënësit nga sektori ekonomik,.

Konkursi u shpall më 14 tetor dhe do të jetë i hapur për 15 ditët e ardhshme.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published.