fbpx

KAMBERI NGA NJU JORKU: VRASËSIT E VËLEZËRVE BYTYQI ENDE NË LIRI

Bujanoc, 17 tetor 2022. Pas nderimeve të bëra te varezat e vëllezërve Bytyqi në Nju Jork, Deputeti i popullit nga Bujanoci, Shaip Kamberi, tha se vrasësit e tyre janë ende të lirë dhe nën mbrojtjen e shtetit.

“Ende nuk ka drejtësi. Dëshmi se ballafaqimi me të kaluarën nuk ka mbaruar”, tha Kamberi.

Vëllezërit Bytyqi ishin shtetas amerikanë, pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u arrestuan në Serbi në vitin 1999 dhe më pas u vranë.

Një delegacion i liderëve politikë të shqiptarëve nga Bujanoci dhe Presheva, ku përveç Kamberit janë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa dhe emnaku i tij, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës (PDSH), ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga e premtja e kaluar

Ata tashmë janë takuar me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.




Leave a Reply

Your email address will not be published.