fbpx

REGJISTRIMI 2022: NË KOMUNËN E BUJANOCIT JANË REGJISTRUAR 36.600 QYTETARË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17 tetor 2022. Gjatë 16 ditëve të regjistrimit të popullsisë në komunën e Bujanocit janë regjistruar 36.629 qytetarë, sipas të dhënave që Bujanovaçke ka marrë nga komisioni lokal i regjistrimit.
Pothuajse 17.000 njerëz janë regjistruar në dy vendbanimet më të mëdha – qytetin e Bujanocit dhe fshatin Tërnoc.

-Sipas të dhënave të datës 16 tetor, në qytetin e Bujanocit janë regjistruar 9.439 banorë, ndërsa në Tërnoc 7.531 – tha të hënën për portalin tonë nënkryetari i Komisionit të Regjistrimit Kastriot Jakupi.

Për dallim nga kjo, regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 ishte bojkotuar nga shqiptarët, kështu që për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë është bërë një vlerësim i numrit të banorëve nga ekspertë ndërkombëtarë, sipas të cilit komuna e Bujanocit në atë kohë kishte 38.300 banorë.

Jakupi thotë se procesi vazhdon të ecë pa probleme, përveç vështirësive të herëpashershme teknike (ngarkimi i hartave dhe programeve).

Ai shtoi se disa regjistrues tashmë e kanë kryer punën e tyre, gjegjësisht kanë bërë regjistrimin e qytetarëve në zonat e tyre.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 31 tetor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.