DREJTORESHA E SHM “SVETI SAVA”: SHKOLLA DO TË RINOVOHET NGA THEMELI DERI NË KULM

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 19 tetor 2022. Shkolla e mesme e Bujanocit “Sveti Sava” do të rinovohet tërësisht, nga themeli deri në çati, në mënyrë që shkolla të marrë një pamje krejtësisht të re, tha për Bujanovaçke, drejtoresha Biserka Joviq. Ajo theksoi se do të rikonstruktohet edhe punëtoria e shkollës, oborri, fusha sportive, por ndryshime do të ketë edhe në palestrën e edukatës fizike.

– Do të punohet e tëra, fuqizimi dhe hidroizolimi i themelit në mënyrë që të parandalohet problemi i depërtimit të ujit me të cilin ballafaqoheshim me çdo reshje të vogël shiu, pastaj ndërrimi i plotë i zdrukthtarisë, hidraulikës, instalimeve elektrike dhe ngrohëse, dyshemeve – thotë Joviq.

Siç tha ajo, pas përfundimit të punimeve, punëtoria e shkollës do të ketë një sallë të madhe të destinuar për takime dhe ngjarje më të vogla, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për fusha të punës ku është e nevojshme ekzistimi i punëtorive – inxhinieri mekanike dhe gatimi.

– Makinat që janë përdorur dikur nuk përdoren më, sepse ne kemi bashkëpunim me partnerët socialë dhe se nxënësit tanë mbajnë praktikën në bizneset e tyre, kështu që do të ketë vetëm gjërat më elementare që duhet të ketë çdo punëtori që të funksionojë profili arsimor – shton. Drejtoresha.

Ajo sqaron se rikonstruksioni i ambienteve të kulturës fizike përfshin ngritjen e lartësisë së tavanit, pasi ai ekzistues nuk i plotëson standardet për zhvillimin e orëve të gjimnastikës.

– Nuk do të ketë shtesa, por do të ketë një rikonstruksion të plotë që do të ndryshojë pamjen e shkollës. Do të rinovohet edhe oborri i shkollës, fusha sportive, rrethoja. Absolutisht gjithçka – përfundoi drejtoresha Joviq.

Kujtojmë se në Portalin e Prokurimeve Publike është publikuar thirrja për aplikime për kontraktorë në vlerë prej më shumë se 200 milionë dinarë pa TVSH, e cila do të jetë e hapur deri më 8 nëntor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *