fbpx

AMERIKA KËRKON SHTYERJEN E ZËVENDËSIMIT TË TARGAVE SERBE ME ATO TË KOSOVËS

Bujanoc, 20 tetor 2022. (Foto screenshot RTK1, profil FB Osmani) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të Quint-it i kërkuan Prishtinës që të shtyjë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve për 10 muaj, sipas të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Nuk është sekret se kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit të vendimit për riregjistrim”, ka thënë Escobar, pas bisedimeve të djeshme me Vjos Osmanin dhe Albin Kurtin në Prishtinë, transmeton N1.

Më 1 shtator, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u tha serbëve në Kosovë se afati i fundit për ri-regjistrimin e automjeteve është 31 tetori.

Escobar tha se një nga arsyet e kthimit të tij në Kosovë është se ai dëshiron të mbajë konsultime të rregullta me qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, SHBA-të mbështesin propozimin franko-gjerman për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se marrëveshja përfundimtare është çështje javësh.

Në një intervistë për TV Channel 10, ai tha se i takon të dyja palëve dhe ndërmjetësve të përcaktojnë afatet.

– Kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të thonë se marrëveshja është çështje javësh e jo vitesh, për rrugën përpara. Pra, përveç kësaj, i takon të dyja palëve dhe ndërmjetësit të vendosin afate, por duhet të jetë i shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodh, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë për krijimin e stabilitetit, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon – tha ai.

Ai tha se gjatë takimit me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani, ka diskutuar për modelet e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilat Kosova duhet t’i zbatojë.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme për Asociacionin është që ai të jetë i përshtatur me ligjet e Kosovës.

– Në mëngjes kam biseduar me presidenten për mënyrat e ndryshme në të cilat Kosova mund të krijojë një asociacion për ta bërë atë situatë “win-win”, si për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por më e rëndësishmja është se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës – tha ai.

Ai shtoi se ka shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shqyrtojmë së bashku që do ta bëjnë këtë një mundësi reale.

Ai tha se SHBA-të gjithmonë kanë mbështetur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe do ta mirëpresin atë në OKB dhe në të gjitha strukturat evropiane.

– Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është të marrë një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euroatlantike, duke përfshirë edhe njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin atë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që mund të dilni nga çdo gjë tjetër në proces – tha Escobar.

Javën e kaluar në Uashington, ai u takua me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, për të cilat shkroi portali ynë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.