KOMUNALIA: UJI ARRINË DERI NË ORA 15.00

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 20 tetor 2022. Defekti në rrjetin e ujësjellësit në rrugën kryesore, i cili ka bërë që Bujanoci të jetë pa ujë që nga mëngjesi i sotëm, do të rregullohet më së voni deri në orën 15:00, thanë për Bujanovaçke nga NP “Komunalac”.

– Pjesët janë duke u montuar, nuk mund të përcaktoj saktësisht se kur, por rreth orës 15:00 duhet të ktë uj – thotë Semi Aliu, drejtor teknik i ndërmarrjes.

Kujtojmë se mëngjesin e së enjtes Bujanoci me rrethinë ka mbetur pa ujë për shkak të plasjes së gypit në rrugën kryesore afër kryqëzimit me rrugën Mbreti Millutin.

Për shkak të defekteve të valvulave në rrjet, valvula kryesore fiket në rast aksidenti, në mënyrë që i gjithë qyteti dhe fshatrat përreth të mbeten pa ujë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *